Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zgjedhjet e 30 qershorit, Arta Marku: Prokurorët të hetojnë krimin elektoral

Nga A2 CNN
25 Qershor 2019, 13:21 | Aktualitet
Zgjedhjet e 30 qershorit, Arta Marku: Prokurorët të hetojnë

Ndërsa jemi 5 ditë para zgjedhjeve lokale, për mbarëvajtjen e procesit vjen në ndihmë dhe organi i akuzës. Ditën e sotme, Prokuroria e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku firmosi udhëzimin për prokurorët, për periudhën para dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në këtë udhëzim theksohet fakti se do të hetohen dhe ndiqen penalisht me përparësi dhe efikasitet të gjithë ata persona që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, si dhe kryejnë vepra penale që dëmtojnë procesin zgjedhor.

Gjatë periudhës së zgjedhjeve, prokurorët do të jenë në gatishmëri nga ora 07:00 deri në 22:00 dhe do të kenë komunikim të vazhdueshëm me sallën operative të policisë. Kryeprokuroja Marku udhëzon bashkëpunim mes prokurorive të të gjitha qarqeve dhe policive përkatëse, si dhe me agjencitë e zbatimit të ligjit e shërbimet inteligjente, për të marrë dijeni menjëherë për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli