10 vjet pa Michael Jackson fansat në protestë: Është i pafajshëm

Michael është i pafajshëm! Thirrja pushtoi të martën Hollywood-in, ku adhurues nga e gjithë bota të Michael Jackson u mblodhën, jo vetëm për të shënuar 10 vjetorin e vdekjes së tij, por edhe për të pretenduar pafajësinë përballë akuzave për abuzime me të mitur nga dokumentari i HBO, “Living Neverland”.

Protestën, grupi i fansave e mbylli pak metra larg yllit në nder të legjendës së popit, në Hollywood Walk Of Fame. Më bluza e postera ku lexohej ‘I pafajshëm’, adhurues e imitues të Jackson u grumbulluan jashtë muzeut të Madame Tussauds, pasi një pjesë e Hollywood Boulevard u rrethua për shkak të premierës së filmit të ri “Spider Man”.

Adhuruesit kërcyen dhe kënduan hite të tilla si “Thriller” apo “Beat it”. Të shumtë ishin ata që u mblodhën pranë varrit të tij në veri të Los Angeles. Fansa të mallëngjyer vendosën kurora lulesh dhe mbajtën një minutë heshje të 2 e 56 të orës lokale, momenti kur 50-vjeçari u shpall i vdekur në 25 qershor të 2009-s.

Michael Jackson vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles pas një mbidoze qetësuesisht të fortë që i përdorte për të fjetur.

Shkarkoni aplikacionin e A2