14 mijë ndërmarrje, biznes me jashtë

Rritet numri i ndërmarrjeve që kryejnë tregti me jashtë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë vitit 2018 u regjistruan mbi 3 mijë ndërmarrje eksportuese, 2.6% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Po ku janë të përqëndruara këto biznese? Sipërmarrjet eksportuese dominohen nga sektori i industrisë, që kryen 83% të vlerës totale të eksporteve. Produktet kryesore që dërgohen jashtë vendit janë veshjet dhe metalet.

Nga ana tjetër, bizneset që blejnë mallra nga jashtë janë rritur me 5.6%, për të arritur në mbi 11,300 të tilla. Këto biznese janë të përqëndruara në fushën e tregtisë, teksa produktet kryesore që hyjnë në vend janë ushqimet dhe karburantet.

Kompanitë eksportuese shqiptare duket se hasin vështirësi për të depërtuar dhe krijuar lidhje në shumë tregje. Në pjesën më të madhe, ato kryejnë tregti drejt vetëm një apo dy shteteve. 

Një situatë krejt e ndryshme është ajo për bizneset importuese, që në pjesën dërrmuese blejnë nga 10 apo më shumë vende partnere.

Shkarkoni aplikacionin e A2