Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

155 mln $ zbritje, por mbetet shtëpia më e shtrenjtë në SHBA

Nga A2 CNN
26 Qershor 2019, 15:04 | Fotolajme

Një vilë super luksoze në Bel Air vazhdon të mbetet shtëpia më e shtrenjtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pse së fundmi është nxjerrë në shitje me një ulje çmimi prej 50 milionë dollarësh.

Vila, në pronësi të sipërmarrësit të medias, Jerry Perenchio, ndodhet në “Beverly Hills”. Fillimisht ajo u nxor në shitje në gusht 2017 për 350 milionë dollarë. Pas rreth një viti, çmimi u ul me 100 milionë dollarë, ndërsa të hënën pësoi edhe një tjetër zbritje prej 50 milionë dollarësh, duke i ofruar mundësinë blerësve ta bëjnë të tyren për 195 milionë dollarë. Por pavarësisht uljeve të njëpasnjëshme, me 155 milionë dollarë për 3 vite, mbetet shtëpia më e shtrenjtë e nxjerrë në shitje në Shtetet e Bashkuara.

A2 CNN Livestream

Dita jonë