2.5 tonë metamfetaminë, konfiskohet në Holandë, sasia rekord për Europën

2.5 tonë metamfetaminë u konfiskuan të mërkurën nga policia holandeze në Roterdam dhe konsiderohet si sasia më e madhe e drogës e zbuluar në Europë. Vlera e metamfetaminës arrin në qindra milionë euro.

Droga u gjet pas murit të një godine, e cila po inspektohej nga policia si pjesë e një hetimi. Në një njoftim, thuhet se në katin e dytë, u zbulua një dhomë e fshehur ku ishte vendosur metamfetamina, e ndarë në dhjetëra pako brenda çantave plastike.

Më pas, policia zbuloi gjithashtu një magazinë në qytetin e Utrecht, me 17 mijë e 500 litra kimikate të përdorura për prodhimin e drogërave sintetike. Autoritet thonë se nuk ka të arrestuar, por se janë vënë në kërkim të tyre. 

Shkarkoni aplikacionin e A2