Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Akuza e Bashës: Ministrja e Mbrojtjes shpërndau para’ në Peshkopi me makina ushtrie

Nga A2 CNN
26 Qershor 2019, 21:33 | Politikë
Akuza e Bashës: Ministrja e Mbrojtjes shpërndau para’ në

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në një dalje para mediave mbrëmjen e së mërkurës se “ministrja e Mbrojtjes ka qenë sot në Peshkopi me makina ushtrie me targa falso për të shpërndarë para’ për të dalë në zgjedhje”.

“Po bën atë që bëri bashkëshorti i saj sipas përgjimeve të Bild”, u shpreh Basha.

https://a2news.com/2019/06/26/xhacka-per-akuzat-e-bashes-ai-nuk-i-kupton-pasojat-e-veprimeve-te-sqaroje-shpifjet-ne-gjykate/

Kreu i PD-së komentoi edhe vendimin e Këshillit të Evropës për t’u tërhequr nga monitorimi i zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Është vendim i pastër politik dhe distancim nga zgjedhjet false njëpartiake nga organizata kryesore e të drejtave të njeriut në Evropë. Këshilli i Evropës ka monitoruar zgjedhjet lokale të vitit 2015, me misione të përbashkëta me OSBE-ODIHR. Kjo ishte hera e parë që tërhiqet”, deklaroi kreu i PD-së.

https://a2news.com/2019/06/26/keshilli-i-europes-anuloi-misionin-basha-sndodhte-nga-komunizmi/

Më tej, Basha theksoi: “Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku nuk zhvillohen zgjedhje të lira, ku zgjedhjet vidhen haptazi me kriminelë dhe askush nuk ndëshkohet. Pa u ndëshkuar këta kriminelë dhe pa u larguar Edi Rama, nuk ka zgjedhje të lira. Të dielën, në Shqipëri nuk ka zgjedhje, por farsë. Do të bëjmë gjithçka që kjo farsë të mos ekzekutohet. Regjimi i Edi Ramës po u bën presion punonjësve të administratës që të dalin në zgjedhje me gjithë familjet. Ky është dhunim flagrant i lirisë”.

“Rama ka rekrutuar në të gjitha qytetet kryesore për të detyruar njerëzit të dalin në zgjedhje dhe të votojnë nën presion. Do të përdoren për të krijuar përplasje mes qytetarëve. Ne do t’i bëjmë qëndresë dhunës së Edi Ramës”, shtoi Basha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë