“Apple” blen kompaninë e makinave autonome

Gjiganti i teknologjisë, “Apple” ka konfirmuar blerjen e kompanisë së makinave autonome, Drive.ai.

Marrëveshja konfirmon interesin e vazhdueshëm të “Apple” në programin e vetë-ngarjes së makinave, duke konkurruar zyrtarisht rivalët e tij në zhvillimin e automjetet autonome. Ndërkohë, nuk bëhet ende i ditur çmimi i blerjes.

Kohët e fundit, kompania ka njoftuar autoritetet e Kalifornisë se po planifikonte të mbyllte biznesin e saj. Si një nga qindra start up-et që po zhvillojnë testimin e makinave autonome, Drive po realizon planin e saj me një flotë të vogël të makinave testuese edhe në Teksas.

Vitin e kaluar, “Apple” bëri pjesë të stafit të saj ish-shefin e inxhinierisë së prodhuesit amerikan të makinave, Tesla, për të mbikëqyrur operacionin që përfshin në total më shumë se 5000 punonjës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN