Champions League, Feronikeli e nis mbarë, një ndeshje larg turit të parë

Feronikeli ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt turit të parë eliminator në Champions League. Kampionët e Kosovës mundën në takimin e parë, rivalët e Linkoln Red Imps në shifrat 1 me 0, me golin e sulmuesit Hoti i cili gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e tretë të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, Feronikeli do të pres skuadrën nga Andorra, Santa Coloma për një biletë në fazën e parë, që do të ishte historike për debutimin e parë në Evropë të klubit nga qyteti i Drenasit.

Kjo përballje do të luhet në datën 28 qershor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës.

Shkarkoni aplikacionin e A2