Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Eksportet shqiptare, të varura nga fasonët

Nga A2 CNN
26 Qershor 2019, 16:24 | Ekonomi
Eksportet shqiptare, të varura nga fasonët

Eksportet shqiptare janë të varura nga fasoni, e thënë ndryshe nga prodhimi tekstileve dhe këpucëve me material porositësi nga jashtë.

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se ky është grupi që jep kontributin kryesor në strukturën e eksporteve shqiptare, që prej vitit 2015 e në vijim. Për 2018-n, që është e dhëna e fundit vjetore që publikohet nga INSTAT-i, konstatohet se nga totali i eksporteve shqiptare prej 310 miliardë lekësh, 123.7 miliardë janë eksportet e tekstileve dhe këpucëve. 

Grupi i dytë me më shumë peshë në eksporte është “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, pasuar nga “Materiale ndërtimi dhe metale”

Një strukturë e tillë eksportesh është problematike, pasi në rastin e fasonëve mbetet e varur nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe kontrata që partnerët e huaj do t’iu bëjnë prodhuesve shqiptarë.

Ndërkaq, problematik është edhe grupi i dytë, për shkak të varësisë së prodhimit të energjisë elektrike dhe kushtet atmosferike. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu