Futboll mbi motorë, Rusia nuk njeh rivalë

Nëse do të flitej për futbollin e vërtetë, një humbje në finale e Gjermanisë përballë Rusisë do të ishte me të vërtet e bujshme.

Kjo ka ndodhur, por në atë që quhet motoball, ndeshje futbolli me motorë, atje ku rusët janë ‘zot’ i këtij sporti. Përballjes mes tyre në fakt, ishte finalja e Kampionatit Evropian, në të cilën Rusia triumfoi 7-5 duke fituar këtë kompeticion për herë të 24.

Përveç portierëve, lojtarët drejtojnë motorë me madhësi 250 kubik, dhe duhet të godasin një top disa herë më të madh se sfera normale. Ata që mendojnë se futbolli i sallës apo ai i plazhit është i vështirë, me sigurinë nuk e njohin ende këtë sport.

Shkarkoni aplikacionin e A2