KiE, del deklarata e plotë: Rrezik logjistik për misionin, por nuk merremi me ligjshmërinë e zgjedhjeve

Pas vendimit të deklaruar sot për një mospjesëmarrje në në misionin e saj vëzhgues për zgjedhjet lokale në Shqipëri më 30 qershor,  Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale pranë Këshillit të Evropës ka shpërndarë deklaratën e saj të plotë mbi çështjen.  

Këshilli saktëson se vendimi “nuk bën asnjë deklaratë lidhur me ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve dhe kjo nuk ka të bëjë fare me pyetjen nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet lokale”.

Deklarata e plotë

“Në dritën e zhvillimeve të fundit dhe pasigurisë në Shqipëri, në lidhje me pjesëmarrjen e plotë të spektrit politik të kandidatëve dhe partive në zgjedhjet lokale më 30 qershor 2019, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale ka vendosur të mos vendosë misionin e saj të vëzhguesve zgjedhorë.

Duke patur parasysh faktin se në 31 nga 61 ka vetëm një kandidat nga mazhoranca, është e vështirë të pritet një konkurrencë e rëndësishme politike dhe kjo nënkupton rrezikun logjistik për Këshillin se nuk është në gjendje të vendosë një mision të plotë përgjatë gjithë vendit, i cili është një procedurë standarde gjatë Misioneve të Zgjedhjeve.

Misionet e Këshillit bazohen në vëzhgimin e zgjedhjeve lokale dhe rajonale me pjesëmarrje të gjerë të forcave të ndryshme politike të një vendi, dhe kështu nuk ka vërejtur asnjë zgjedhje pa pjesëmarrje kuptimplotë të opozitës.

Vendimi i Këshillit është marrë në konsideratë të të gjithë informacioneve të disponueshme, si dhe në lidhje me situatën politike dhe logjistike. Këshilli nuk bën asnjë deklaratë lidhur me ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve dhe kjo nuk ka të bëjë fare me pyetjen nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet lokale. Ky është vendimi autonom i Shqipërisë“.

Shkarkoni aplikacionin e A2