Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kriza në kufirin amerikan, demokratët miratojnë 4.5 miliardë dollarë ndihma

Nga A2 CNN
26 Qershor 2019, 23:40 | Bota

Rastet e vdekjeve dhe denoncimet e shumta për fëmijë të neglizhuar në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, shtynë demokratët të miratonin një paketë ndihmash, prej 4.5 miliardë dollarësh.

Megjithatë projektligji përballet tani më sfidën e Senatit të kontrolluar nga republikanët. Ata po konsiderojnë një projektligj rival me më pak kufizime mbi mënyrën se si agjencitë kufitare mund të shpenzojnë paratë.

Votimi

 Versioni demokrat, përmban një sërë rregullash strikte që parashikojnë përdorimin e parave vetëm për ndihma humanitare e jo për sulmet ndaj emigrantëve apo murin kufitar.

 Shtëpia e Bardhë tha se presidenti do të vendoste veton ndaj projektligjit në formën e tij aktuale. Politika ‘tolerancë zero’ e Donald Trump u njoftua në fillim të 2018-tës dhe duke përndjekur të rriturit që kalojnë kufirin ilegalisht ka rezultuar në ndarjen e fëmijëve nga prindërit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë