Kriza politike, Moisiu: E patolerushme nxitja e urrejtjes mes shqiptarëve

Ish-Presidenti Moisiu, së bashku me disa intelektualë, përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe biznesit, dolën në një deklaratë publike drejtuar përfaqësuesve të përtive politike shqiptare në lidhje me krizën politike që ka përfshirë vendin.

Në deklaratën e tij, ish-Presidenti u shpreh se shqetësimi është më i madh se si do të shkojë situata pas 1 korrikut.

Duke iu drejtuar liderëve politikë në vendi, Moisiu e vlerësoi si të patolerushme nxitjen e urrejtjes mes shqiptarëve, ndërsa kërkoi gjetjen e një zgjidhje afatgjate.

“Hapja e negociatave është prioritet absolut kombëtar për vendin tonë. Në shtyrjen e vendimit ka ndikuar edhe kriza në vend. Koha deri në tetor është shumë e shkurtër për të bindur skeptikët. Kriza po përkeqësohet, ndërsa është afati i fundit për dialog mes aktorëve për të gjetur një zgjidhje afatgjatë, për të mos u kthyer në kriza ciklike. Vlerësojmë të patolerueshme nxitjen e urrejtjes mes shqiptarëve, veprimet e dhunshme ndaj institucioneve, retorika denigruese dhe mungesa e dialogut. Gjithë këto faktorë kanë çuar në cenim të sigurisë dhe qetësisë së qytetarëve”, tha Moisiu.

Shkarkoni aplikacionin e A2