Lokalet e 30 qershorit, kryevëshguesja e ODIHR takon Lulzim Bashën

Drejtuesja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR Audry Glover vijoi takimet me drejtuesit politik në vend, ndërsa na ndajnë katër ditë nga e diela e 30 qershorit.

Ditën e sotme, Glover shkoi në Selinë Blu ku zhvilloi një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Dy ditë më parë, Glover takoi kryeministrin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, në selinë e PS. Po kështu shefja e misionit të OSBE/ODIHR pati një takim edhe me kreun e KQZ, Klement Zguri.

Në krizën e tezgjatur politike palët duken çdo ditë e më të ndarë në qëndrimet e tyre. Socialistët ngulmojnë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale, ndërsa opozita i cilëson ato si jolegjitime, pas zhdekretimit të kësaj date nga kreu i shtetit. Madje, përfaqësuesit e opozitës kanë deklaruar se nuk do të lejojnë zhvillimin e procesit në bashkitë që drejtohen nga PD-LSI.

Nga ana e saj, Drejtuesja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR Glover, në konferencën për shtyp të disa ditëve më pare, deklaroi se nuk i ka ndodhur asnjëherë të vëzhgojë zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë.

Shkarkoni aplikacionin e A2