Meta i kërkon takim duke nisur nga ora 5 e mëngjesit, përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama postoi në Twitter një letër që Presidenca i ka dërguar Kabinetit të Kryeministrit, ku i kërkohet kreut të qeverisë takim në lidhje me situatën politike të krijuar në vend.

Në rrjetin social Rama shkroi: “Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial, ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!”

Shkarkoni aplikacionin e A2