Miratohet Komisioni Hetimor për Presidentin Meta

Tjetër hap është marrë paraditen e sotme në lidhje me procedurat e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.

Komisioni i Ligjeve miratoi ditën e sotme ngritjen e një Komisioni Hetimor, për shkelje të rënda të Kushtetutës nga Presidenti Ilir Meta, me vendimin për zhdekretim të 30 qershorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

“Presidenti nuk e ka shtyrë datën. Ai nuk ka caktuar asnjë datë. Raporti kishte dhe dispozitat që janë shkelur nga Kushtetuta. Qëllimi është që të ngrihet një Komision Hetimor për shkelje të rëndë të Kushtetutës”, tha Ulsi Manja.

Më tej, ngritja e Komisionit u miratua me 13 vota pro dhe 1 kundër. Vota kundër ishte nga Adriatik Alimadhi.

Shkarkoni aplikacionin e A2