Procesi i vetting-ut, shkarkohet prokurori Beci dhe gjyqtari Hasneziri – A2

Procesi i vetting-ut, shkarkohet prokurori Beci dhe gjyqtari Hasneziri

Në një hark kohor prej 15 minutash, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimet për shkarkimin nga detyra të prokurorit për Krimet e Rënda, Eugen Beci dhe gjyqtarit të Gjykatës për Krimet e Rënda, Luan Hasneziri.

Prokurori Beci, kandidat për Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK, u ndëshkua me përjashtim nga sistemi për shkak të problemeve me pasurinë.

Justifikimi i pasurisë dhe mosdeklarimi i refuzimit të një vize nga SHBA në formularin e figurës u konstatuan si problematika në KPK për gjyqtarin Hasneziri.

Në një vendim të tretë të mërkurën, KPK konfirmoi në detyrë Regleta Panajotin, gjyqtare pranë Gjykatës së Tiranës.

Shkarkoni aplikacionin e A2