Rama reagon ndaj Bashës: Sajo artist sajo, rrena tjetër gati?! – A2

Rama reagon ndaj Bashës: Sajo artist sajo, rrena tjetër gati?!

Pas komentit që Basha i bëri vendimit të vendimit të Këshillit të Europës për të anuluar misionin vëzhgues për zgjedhjet e 30 qershorit për shkak të pasigurisë, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit Rama, ku nuk mungon ironia.

Basha, në një deklaratë për mediat, theksoi se ky vendim ka ardhur pasi 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh në Shqipëri.

Ndërkohë, Edi Rama e komentoi këtë një sajesë, duke shkruar në Twitter: “Sajo Artist sajo, çdo ditë një sajesë, s’zhgënjen asnjë ditë o Njish Po si mund t’u thuash shqiptarëve Këshilli i Europës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme? Tani mezi pres çfarë do thuash kur të dalë rrena në shesh. Apo rrena tjetër gati?”, mbyllet postimi i Ramës.

Shkarkoni aplikacionin e A2