Shkarkimi i Metës, Ligjet miratojnë ngritjen e komisionit hetimor

Socialistët kanë hedhur një tjetër hap në drejtim të largimit të kreut të shtetit Ilir Meta nga zyra.

Me 13 vota pro dhe një kundër, Komisioni i Ligjeve miratoi raportin që do i dorëzohet Kuvendit për ngritjen e një komisioni hetimor për Presidentin Meta. Argumenti i mazhorancës është shkelja e rendë e kushtetutës nga ana e kreut të shtetit. 

Vetëm vota e Adriatik Alimadhit të Ballit Kombëtar ishte kundër. Relatori Adnor Shameti listoi disa prej shkeljeve qe ka kryer presidenti.

“Presidenti është në kundërshtim të hapur me parimet kushtetuese të një republike parlamentare, të funksioneve të presidentit të parashikuara nga kushtetuta dhe të funksionimit normal të sovranitetit të popullit”, deklaroi Shameti.  

Seanca e radhës, ku pritet të votohet raporti, do të zhvillohet më 4 korrik.

Shkarkoni aplikacionin e A2