Vendimi i KiE, Cakaj: Nuk merremi me logjistikë organizatash

Ndërsa për ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj vendimi i Këshillit të Evropës është një “çështje logjistike”. Ai theksoi se Shqipëria ka mbështetjen e faktorëve më relevantë se Këshilli i Evropës, por shprehu urimin që çështjet e brendshme të mos kthehen në kushte të reja, në rrugën evropiane të vendit.

Tërheqja e vëzhguese të Këshillit të Evropës, nuk përbën shqetësim për ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, për aq kohë sa Shqipëria ka mbështetje të aktorëve të tjerë ndërkombëtarë me rendësi.

“Nuk më takon të komentojë mbi problematikat logjistike të organizatave që nuk mund të vijnë në Shqipëri, por më takon të them që zgjedhjet e 30 qershorit përveç se të bazuara në kushtetutë janë të mbështetura nga të gjithë aktorët ndërkombëtarë”, deklaroi ministri Cakaj.  

Cakaj refuzoi të komentonte deklaratat e presidentit kohët e fundit, por kritikoi sjelljet aventuriere të disa institucioneve që mund të cenojnë sipas tij suksesin e padiskutueshëm drejt integrimit.

Por pavarësisht se këmbëngulin se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor, qeveria shqiptare duket se i trembet  jo pak kësaj date.

Shkarkoni aplikacionin e A2