Vëzhguesit e KiE, Veliaj: I binda të rikthehen në 30 qershor – A2

Vëzhguesit e KiE, Veliaj: I binda të rikthehen në 30 qershor

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se ka arritur t’i bindë vëzhguesit e Kongresit të Këshillit të Evropës të qëndrojnë në vendin tonë në 30 qershor.

Sipas Veliajt, vëzhguesit ishin trembur nga deklaratat për dhunë të kryebashkiakëve të opozitës.

“Kishin marrë informacion nga Voltana (Ademi) dhe të tjerë që thanë se “do ju presim me zjarr e me gurë”. Ata thanë nëse kjo e çmendura të vret, dy duar për një kokë janë, por pasi fola me përfaqësuesit e Kongresit, ata do të jenë në Tiranë për të vëzhguar zgjedhjet dhe për t’i treguar Lul mashtruesit se nuk ka ku kapet”, deklaroi Veliaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2