Volejboll, shorti i kupave të Evropës sjell derbin shqiptar

Befasi në shortin e kupave të Evropës në volejboll për skuadrat shqiptare.

Pas shumë vitesh, Partizani dhe Erzeni u rikthyen në arenën ndërkombëtare dhe goglat i vunë pikërisht përballë njëri-tjetrit.

Kështu, një nga skuadrat do të largohet shumë shpejt nga aventura evropiane, ndërsa tjetra do të kalojë turin.

Ndërkohë, Partizani i femrave do të luajë në Champions dhe do të ndeshet me skuadrën boshnjake Jedinstvo Brcko.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN