Volejboll, Shqipëria U20 fantastike, mund edhe Greqinë 3-0

Sukses i jashtëzakonshëm për kombëtaren shqiptare të nën 20-vjeçarëve në volejboll, që arriti të mundë Greqinë në Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në kryeqytet.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Arben Sako triumfoi pastër 3-0 me sete përballë kombëtares helene, në një ndeshje tepër të luftuar dhe ku u nevojitën pikët shtesë për të përcaktuar fituesin.

Kjo është fitorja e dytë në këtë kompeticion për Shqipërinë që më herët ka mundur edhe Kosovën, ndërsa sot do të luajë takimin e fundit në grupe, përballë Maqedonisë së Veriut.

Në takimin ndaj Greqisë, kuqezinjtë e vegjël patën edhe mbështetjen e tifozëve kuqezi, të cilët përkrahën skuadrën dhe festuan në fund në sallën sportive “Feti Borova”. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN