Zjarri përfshin një plazh të Siçilisë, 41 automjete në flakë – A2

Zjarri përfshin një plazh të Siçilisë, 41 automjete në flakë

Temperaturat e larta dhe terreni i thatë u bënë shkak për përhapjen e shpejtë të zjarrit në një vendparkim, pranë një plazhi të Sicilisë. 41 automjete u përfshinë nga flakët që ranë pak metra larg plazhit Eloro, ku gjendeshin dhjetëra pushues.

Shkaku i zjarrit mbetet ende I paqartë. Disa plazhistë u përfshinë nga paniku, ndërsa zona u mbulua nga tymi i zi.

Shkarkoni aplikacionin e A2