10 kandidatë demokratë në debat televiziv për Presidencialet 2020

10 demokratë u përballën mes tyre në debatin e parë televiziv në garën për të pasuar Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Liberalja Elizabet Warren ishte protagoniste e replikave të nxehta për kujdesin shëndetësor, emigracionin dhe çështje të tjera.

Senatorja e Massachusetts, e cila po përjeton rritje në sondazhe, ishte vetëm një prej dy kandidatë vë që tha se mbështeste zëvendësimin e sigurimeve private shëndetësore me ato shtetërore.

‘Ka shumë politikanë që thonë se kjo është pamundur, se nuk mund të bëhet për arsye të ndryshme politike. Por kujdesi shëndetsor është një e drejtë bazike njerëzore dhe unë do të luftoj për të’, u shpreh Elizabeth Warren.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill De Blasio ishtë në një mendje me të. Por ish-kongresmeni John Delaney, një kritik i zëshëm i programit, ‘Kujdes shëndetësor për të gjithë’, i cili mbështet një qasje më universale ndaj shëndetësisë, duke përfshirë edhe sigurimet private, tha se demokratët nuk duhet të heqin dorë nga një sistem që amerikanët e duan.

“Mendoj se duhet të jemi partia që ruan gjithçka që funksionon dhe riparon ato që janë thyer’, deklaroi ish-kongresmeni John Delaney.

Pasi mbrojtën reformën më përfaqësuese të ish Presidentit Obama për vite me radhë, demokratët nuk po dakordësohen dot mbi mënyrën e duhur për ta ndrequr atë. Përplasje pati edhe për emigracionin e paligjshëm dhe për praninë e Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme.

Në një reagim në Twitter, presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi si të mërzitshëm debatin e parë të demokratëve. 

Shkarkoni aplikacionin e A2