30 qershori, Vasili: Zgjedhjet pa opozitën nuk ekzistojnë – A2

30 qershori, Vasili: Zgjedhjet pa opozitën nuk ekzistojnë

Petrit Vasili, nga selia e LSI, deklaroi se tërheqja vëzhguesve të KiE nga zgjedhjet e 30 qershorit, faktuan se zgjedhje pa opozitën nuk ekzistojnë.

“Përfundimisht është zbuluar edhe ndërkombëtarisht i gjithë puçi institucional kushtetues i Edi Ramës dhe i rilindjes për të kthyer monizmin në Shqipëri. Pra, përfundimisht të nderuar qytetarë, 30 Qershori do të ishte data e rivendosjes së monizmit dhe totalitarizmit në Shqipëri. Ky shqetësim madhor, ky shkatërrim i vendit, ky rikthim i vendit në ditët më të zeza ishte planifikuar dhe orkestruar gjatë nga Edi Rama dhe të tijtë për tu kaluar pa u vënë re për të humbur vëmendjen në mënyre të veçantë të opinionit ndërkombëtar, por ndërkohë është përballur rreptësishtë  nga opozita shqiptare, e cila nuk ka pranuar të bëjë asnjë hap pas e të pranojë rivendosjen e regjimit të zi të monizmit në Shqipëri. Dje ka pasur një qëndrim përfundimtar që i ka vënë vulën kësaj tentative moniste pasi Kongresi i Autoriteteve Lokale të KE-së ka refuzuar të vëzhgojë zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës, pra zgjedhje pa opozitën për Europën nuk ekzistojnë. Për shqiptarët, për mbi 90% të tyre ky vendim ishte i marrë me kohë, ndërkohë ky konfirmim tronditës nga Evropa dhe kundrejt aspiratës Europiane që ne kemi, e cila kërkon demokraci”, tha Vasili.

Vasili theksoi se Evropa e ka refuzuar tërësisht Ramën. “Mbajti qëndrimin më të rreptë, më të qartë dhe më evident që ajo mund të ketë mbajtur ndonjëherë. Kushdo që do të donte që ishte garniturë e këtij procesi, a mbështetës i këtij procesi, a përpiqej që të konstruktonte alibitë të çfarëdolloj forme do të ishte as më shumë e as më pak pjesë, mbështetës, inspirues i një monizmi i cili ka vdekur, te cilin, nuk e ngjall dot as babloku Edi Rama dhe askush dhe për të cilën përball do të kishte të gjithë shqiptarët në bllok. Nda të nderuar qytetar dhe qytetare, ne jemi këtu të pa lëkundur për të mbrojtur pluralizmin, paqen në vend, mirëkuptimin mes shqiptarëve dhe për ti parë gjithmonë zgjedhjet dhe ditët e tyre si një ditë ku Shqipëria merr frymë për mundësi dhe qeverisje më të mirë dhe kurrë për ta shndërruar atë në një ditë lufte, dhune dhe përplasjesh të egra mes njëri tjetrit”.

Shkarkoni aplikacionin e A2