Alienët e thellësisë. Peshkatari rus tregon koleksionin e tij me peshq të çuditshëm – A2

Alienët e thellësisë. Peshkatari rus tregon koleksionin e tij me peshq të çuditshëm

Një peshkatar nga Murmansku i Rusisë ka shpërndarë fotot e peshqve më të çuditshëm që ka kapur.

Gjahu i 39-vjeçarit Roman Fedortsov duket më shumë si një grumbull krijesash që janë gjetur nga sheshxhirimet e filmave horror.

Por, peshkatari rus e mendon ndryshe: “Të gjitha krijesat e detit janë të bukura. Unë nuk i quaj dot të bukura apo të shëmtuara. E vërtetë është që njerëzit janë të interesuar në krijesat e pazakonta dhe prandaj unë fotot i postoj në internet”.

Shkarkoni aplikacionin e A2