Ambasada këshillon shtetasit amerikanë: Mundësi për trazira ditën e zgjedhjeve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar shtetasit e saj në vendin tonë që të bëjnë kujdes në 30 qershor, ditën e zgjedhjeve vendore.

Në publikimin e bërë në seksionin e “Këshillave për Udhëtimet” në faqen zyrtare të Ambasadës, thuhet se për shkak të incidenteve të ndodhura ditët e fundit, edhe në ditën e zgjedhjeve ka mundësi që ato të përsëriten.

“Zgjedhjet do të mbahen në çdo Bashki në Shqipëri dhe numërimi mund të zgjasë për disa ditë. Në incidentet e fundit të izoluara janë shënjestruar zyrtarë zgjedhorë dhe materialet e votimit, diçka që rrit mundësinë për përsëritje të dhunës dhe trazirave në ditën e zgjedhjeve, ditët që i paraprijnë dhe ditëve që pasojnë, kur do të kryhet edhe procesi i numërimit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara

SHBA këshillon qytetarët e saj që të jenë vigjilentë dhe të shmangin çdo zonë ku ka shenja dhune.

Shkarkoni aplikacionin e A2