Atletico nuk kursehet, 126 milionë euro për Joao Felix – A2

Atletico nuk kursehet, 126 milionë euro për Joao Felix

Klubi portugez i Benfikës ka konfirmuar të ardhmen e talentit Joao Felix. Kampionët e Portugalisë kanë publikuar një dokument zyrtar, në të cilin shfaqet oferta zyrtare e Atletico Madrid.

Arkat e Benfikës do të mbushen me plot 126 milionë euro nga klubi spanjoll që nuk ka hezituar për të përfituar nga shërbimet e yllit 19-vjeçar. Transferimi i Joao Felix do të jetë shumë shpejt blerja e pestë më e shtrenjtë në historinë e futbollit.

Portugezi është adoleshenti i dytë më i kushtueshëm në botë, pas 180 milionë eurove të paguara nga Paris Saint Germain për Kilian Mbappe.

Shkarkoni aplikacionin e A2