Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Avioni i pasagjerëve del nga pista, përplaset me ndërtesën

Nga A2 CNN
27 Qershor 2019, 11:16 | Bota

Dy persona humbën jetën dhe 7  të tjerë mbetën të plagosur pasi një avion pasagjerësh Antonov An-24 bëri ulje të detyruar në aeroportin e Buryatia në rajonin e Siberisë.

Avioni që transportonte 48 persona, mes tyre 5 anëtarë të ekuipazhit doli nga pista pas uljes dhe u përplas me një ndërtesë të vogël nga kontakti me të cilën shpërtheu në flakë.

Mjeti fluturues ishte nisur nga Ulan-Ude dhe kërkoi të bënte ulje emergjente për shkak të një defekti në një nga motorët.

Autoritetet rajonale bëjnë me dije se në aksident kanë humbur jetën piloti dhe një teknik dhe se të gjithë pasagjerët janë jashtë rrezikut pasi u evakuuan para se zjarri të përfshinte të gjithë avionin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë