Bardhi: Asnjë militant i PD-së nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dënoi me forcë atë që e quajti “deklaratë kriminale dhe shpifje të Ministrit të Brendshëm, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga Qeveria, për të inkriminuar opozitën”.

“Asnjë militant i PD-së nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat. U bëjmë thirrje mbështetësve tanë të mos bien pre të këtij skenari dhune”, deklaroi Bardhi.

“Partia Demokratike është në dijeni të planit kriminal që është hartuar me gjakftohtësi nga Edi Rama, dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë. E siguroj në emër të Partisë Demokratike se do të dështojë, pavarësisht retorikës konfliktuale të vazhdueshme apo përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

Shkarkoni aplikacionin e A2