Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Bashkitë rrisin të ardhurat falë ndërtimit. Rriten pagat e personelit, në rënie investimet

Nga A2 CNN
27 Qershor 2019, 15:21 | Ekonomi
Bashkitë rrisin të ardhurat falë ndërtimit. Rriten pagat e

Bumi i lejeve të ndërtimit ka sjellë një rritje të ndjeshme të të ardhurave të bashkive. Kjo falë taksës së ndikimit në infrastrukturë, ku ndërtuesit i paguajnë pushtetit vendor deri në 8% të vlerës së projektit.

Në total, gjatë tremujorit të parë të vitit, bashkitë mblodhën 5.4 miliardë lekë nga taksat dhe tarifat vendore. Kjo shënoi një rritje prej 34.4% kundrejt një viti më parë. Por, pjesa dërrmuese e këtyre të ardhurave mblidhen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë në Bashkinë e Tiranës.

Nga 94 lejet e dhëna në periudhën Janar-Mars, bashkia e kryeqytetit ka arkëtuar plot 1.8 miliardë lekë të ardhura. Ndërsa në të gjithë pjesën tjetër të vendit, nga kjo taksë janë mbledhur vetëm 0.6 miliardë lekë.

Nga ana tjetër, bashkitë kanë mbledhur më pak para’ nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme, edhe pse në taksën mbi ndërtesat ka një rritje falë përfshirjes së saj në faturat e ujit për disa bashki.

Ndërkohë, pavarësisht rritjes së të ardhurave, duke përfshirë edhe transfertat nga qeveria, bashkitë vijojnë trendin e rritjes së shpenzimeve për paga të personelit dhe shpenzime operative, ndërsa ato kapitale, thënë ndryshe investimet, kanë pësuar rënie kundrejt një viti më parë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu