Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Biberaj: Vendimi i KiE, politik, ka monitoruar zgjedhje në Ukrainë e Gjeorgji

Nga A2 CNN
27 Qershor 2019, 11:25 | Aktualitet
Biberaj: Vendimi i KiE, politik, ka monitoruar zgjedhje në Ukrainë e

Njoftimi i publikuar në faqen e autoritetit të Kongreseve Rajonale të Këshillit të Europës nuk u gjend, por burime alternative thanë se vëzhguesit e Këshillit të Europës nuk pritet të vijnë në Shqipëri më 30 qershor.

Për të biseduar lidhur me këtë situatë, ishte i ftuar në Ditarin e orës 09:00 Aleksandër Biberaj, shqiptari, i cili ka mbajtur postin më të lartë në Këshillin e Europës si zëvendëspresident i Asamblesë Parlamentare.

“Duhet të kemi parasysh që Këshilli i Europës përbën organizatën ose institucionin më të madh politikë në Europë, është themeluar përpara 70 vitesh. Një ndër misionet bazë është monitorimi i vendeve anëtare; ka 47 vende anëtare dhe mbulon afërisht rreth 820 milionë banorë. Monitorimi i vendeve anëtare në 3 kolonat bazë të Këshillit janë të drejtat e njeriut, parimet kryesore të demokracisë dhe shteti i së drejtës. Pra, monitorim dhe vëzhgim zgjedhjet. Statusi i autoriteteve lokale dhe rajonale, është autoriteti më i lartë Europian që monitoron dhe certifikon zgjedhjet.  

Por çfarë do të thotë tërheqja e tyre?

“Është një qëndrim politik, kolegjial. Për t’u arritur tek ajo deklaratë, patjetër që ka pasur debate nëpërmjet grupeve politike dhe është arritur një qëndrim që shkon sinkron me parimet bazë të demokracisë europiane. Aty nuk është problemi i sigurisë. KiE ka monitoruar zgjedhje në Ukrainë kur kjo e fundit ishte në konflikt me Rusinë; Në Gjeorgji kur kishte konflikt të armatosur”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë