“Bindja” fushatë në Vlorë, Patozi: 30 qershori, ditë normale zgjedhjesh

Astrit Patozi e konsideron 30 qershorin një ditë normale zgjedhjesh. Nga Vlora, atje ku prezantoi kandidaten Valbona Mezini, ai tha se Bindja Demokratike sjell ndryshimin, përmes një modeli që është në shërbim të qytetarëve.

Ka ardhur koha tha ai, që t’i jepet fund mendimeve, se Vlora është bastion i së majtës.

“Ne vijmë sot në kulmin e një marrëzie politike, e cila nuk ka të bëjë vetëm me Vlorën, por me të gjithë Shqipërinë. Ne dolëm në kulmin e kësaj marrëzie. Kishim dy detyra, të gjenim njerëzit e duhur dhe të ofronim modelin më të mirë. Ne besoj se e kemi bërë detyrën tonë. Ne do t’i paraprimë një ndryshimi të madh. Ne do ta ndryshojmë Shqipërinë. 30 qershori do të jetë ditë zgjedhjesh, ditë demokracie. Unë kam besim se qytetarët do të zgjedhin njeriun dhe modelin. Njeriun e kanë këtu, modeli jemi të gjithë ne që jemi mbledhur këtu sot”, tha Patozi.

Shkarkoni aplikacionin e A2