Borxhet, 11 bashki nuk paguajnë kontributet

Bashkitë nuk u paguajnë punonjësve sigurimet shoqërore në shkelje flagrante të ligjit. Detyrimet e prapambetura të akumuluara nga pushtetit vendor arritën në 7.1 miliardë lekë në fund të tremujorit të parë të këtij viti.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali, 11 nga 61 bashkitë e vendit nuk po paguajnë kontributet ndaj personelit për shkak të këtyre borxheve.

Sipas ekspertëve, kjo praktikë është e dënueshme dhe një menaxhim shumë i dobët i financave publike.

Ish-ministri i Financave Arben Malaj propozoi blerjen e një pjese të këtij borxhi nga qeveria dhe pagesën e tij me këste të zgjatura nga ana e bashkive.

Shkarkoni aplikacionin e A2