Dalai Lama: Nëse refugjatët nuk kthehen në shtëpi, Evropa do të myslimanizohet ose afrikanizohet

Dalai Lama është shprehur se Evropa mund të kthehet “myslimane ose afrikane” nëse refugjatët nuk kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Udhëheqësi shpirtëror budist, i cili ka jetuar si refugjat në Indi që kur u arratis nga Tibeti në vitin 1959, tha se vetëm një “numër i kufizuar emigrantësh” duhen lejuar që të qëndrojnë në Evropë.

Dalai Lama theksoi se Evropa ishte e detyruar t’i pranonte refugjatët të cilët kërkonin ndihmë, por, sipas tij, ata duhet që të kthehen në shtëpi një ditë.

“Evropa duhet t’i arsimojë dhe t’i japë zanat, me qëllim që të kthehen në shtëpitë e tyre të aftë për punë. Vetëm një numër i kufizuar duhet të qëndrojë, pasi përndryshe e gjithë Evropa do të bëhet vend mysliman ose afrikan. Kjo është e pamundur”, deklaroi 83-vjeçari.

Shkarkoni aplikacionin e A2