Faza përgatitore, Teuta bind edhe në miqësoren e dytë – A2

Faza përgatitore, Teuta bind edhe në miqësoren e dytë

Teuta vazhdon të bindë në përgatitjet në Bullgari, në kuadër të angazhimit në Europa League. Pas suksesit ndaj bullgarëve të Karianas, skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi fitoi edhe në miqësoren e dytë.

Durrsakët mposhtën 4 me 1 maqedonasit e Akademija Pandev. Bushiç shënoi dy gola, talenti Kallaku realizoi me penallti, ndërsa Beqja vulosi rezultatin final të ndeshjes.

Teuta do të luajë më 11 korrik përballë letonezëve të Ventspils, në turin e parë kualifikues të Europa League.

Shkarkoni aplikacionin e A2