Ftesa e Ilir Metës, Lulzim Basha në Presidencë

Kreu i Partisë Demokratike është takuar në mëngjesin e së enjtes me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Takimi mes Lulzim Bashës dhe Ilir Metës në Presidencë ka zgjatur për rreth 23 minuta ku raportohet së është diskutuar për situatën politike në vend.

Pas takimit, kreu i Shtetit postoi në “Facebook” foton e takimit me Lulzim Bashën ku shprehet se bisedoi me të mbi krizën aktuale që po kalon vendi. “Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”, shkruan presidenti Ilir Meta.

Një ditë më parë, Presidenti Meta ftoi liderin e opozitës dhe Kryeministrin Edi Rama në takime të ndara për të diskutuar për zhvillimet e fundit.

E ndërsa lideri i opozitës iu përgjigj pozitivish ftesës, Kryeministri Rama njoftoi në mbrëmje se nuk kishte kohë të takohej me të për shkak të axhendës së ngjeshur nga fushata elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.

Më pas, përmes një postimi në rrjetet sociale,  kreu i qeverisë, Edi Rama shkroi se pas antidekretit nga Presidenti, është në pritje të një çmendurie tjetër.

Postimi i Ramës në Twitter

“E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çmendurie pres edhe nje tjetër. Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor”.

Shkarkoni aplikacionin e A2