Hungaria vendos: Gruevski nuk ekstradohet në Maqedoninë e Veriut

Hungaria nuk do të ekstradojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në Maqedoninë e Veriut. Vendimi u mor sot nga një gjykatë në Budapest, ku ish-lideri ka siguruar azil politik.

Gjyqtarja e arsyetoi vendimin se kushtet për ekstradim nuk janë të vlefshme, dhe tha se Gruevski do të jetë i lirë.

Mëngjesin e së enjtes, gjykata urdhëroi ndalimin e Gruevskit, i cili u shoqërua në gjykatë nga dy persona që mendohet të jenë pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë në Hungari.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.  Ish-kryeministri maqedonas u arratis drejt Hungarisë nga Shqipëria dhe fitoi azil politik pasi një gjykatë në Shkup e dënoi me dy vite burg.

Ai akuzohej për korrupsion dhe organizimin e trazirave të 27 prillit.

Shkarkoni aplikacionin e A2