I dënuari me 8 vjet burg në Itali kapet në Shkodër

Një 38-vjeçar është ndaluar nga strukturat e Policisë së Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasi M.R. u ndalua përkohësisht me qëllim ekstradimi pasi Gjykata e Firenze në Itali e ka dënuar në mars të këtij viti me 8 vite e 10 muaj burg për veprën penale “Vjedhje e kryer në rrethana rënduese”.

Ndaj 38-vjeçarit kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij në vendin fqinj për të vuajtur dënimin e vendosur nga drejtësia italiane.

Shkarkoni aplikacionin e A2