Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

KiE: Mbështetemi te OSBE/ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve

Nga A2 CNN
27 Qershor 2019, 14:05 | Aktualitet
KiE: Mbështetemi te OSBE/ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve

Një ditë pas një njoftimi se kishte tërhequr delegacionin që do të vëzhgonte zgjedhjet vendore në Shqipëri, Këshilli i Europës deklaron se për këtë do të mbështetet te vëzhguesit e OSBE/ODIHR.

“Ne po e ndjekim me vëmendje situatën para zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri, të cilat duhet të zhvillohen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet ndërkombëtare për zgjedhje dhe po ashtu në përputhje me legjislacionin kombëtar. Në këtë kontest, ne duam të rikujtojmë se Këshilli i Europës ka një marrëdhënie të gjatë dhe mjaft të konsoliduar me OSBE/ODIHR-in, i cili ka dërguar një mision për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri”

Deklaratë nga zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës mbi situatën para zgjedhjeve lokale në Shqipëri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë