Kim zemëron Japoninë, quan linjën e veshjeve intime “Kimono”

Kim Kardashian zemëron Japoninë me linjën e saj te veshjeve intime, të quajtur “Kimono Solutionëear”.

Koleksioni ende nuk ka dalë në treg, por vetëm njoftimi ka mjaftuar për të nxitur një valë polemikash për përdorimin e fjalës Kimono, simbol i kulturës japoneze dhe akuzat për konsumizëm.

“Është e gabuar. Dua që çdokush në Japoni t’i thotë jo asaj. Jam e zemëruar pasi nuk është një Kimono”, tha një 82-vjeçare japoneze.

Kardashian njoftoi të martën se do të lançonte një linjë te re modeluesish trupore që synojnë t’u japin më shumë besim grave për formën e tyre fizike. Por ato nuk ngjajnë aspak me Kimonot japoneze.

“Më në fund mund të ndaj me ju këtë projekt për të cilin kam punuar gjatë vitit të fundit. Kam dashur ta bëj diçka të tillë prej 15 vjetësh. Kimono është zgjidhje për gratë që punojnë”, tha Kim Kardashian.

Në mediat sociale shpërthejnë polemikat dhe po shpërndahet hashtagu #KimOhNo për të shprehur kundërshtinë ndaj linjës së re.

Shkarkoni aplikacionin e A2