Kryemadhi: Dënojmë me forcë djegien e KZAZ-së në Bushat, skenar i parapërgatitur nga qeveria – A2

Kryemadhi: Dënojmë me forcë djegien e KZAZ-së në Bushat, skenar i parapërgatitur nga qeveria

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar në mediat sociale  për tentativën e djegies të KZAZ-së në Bushat, duke e “dënuar me forcë” aktin.

Por liderja e LSI-së ka quajtur edhe “pjesë e një skenari të parapërgatitur nga qeveria për të tensionuar në mënyrë të qëllimshme dhe të inskenuar situatën”.

Dënojmë me forcë djegien e KZAZ në Bushat.Asnjë mbështetës i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka asnjë lidhje me…

Gepostet von Monika Kryemadhi am Donnerstag, 27. Juni 2019

Kryemadhi i bën thirrje mbështetësve të saj “të qëndrojnë larg këtyre provokimeve”, dhe se plani i Ramës për destabilizim “është totalisht i dështuar”.

Shkarkoni aplikacionin e A2