Meta dekretoi datën e re të zgjedhjeve, Rama e quan “çmenduria e dytë”

Vetëm pak minuta pas Presidenti Ilir Meta dekretoi datën 13 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, ka reaguar Kryeministri Rama me anë të një postimi në “Twitter”.

“A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni”, shkruan Rama.

Më tej, ai shkruan se “data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një ‘nullum absolutum dhe quod nullum est nullum producit effectum’. 30 qershori është e vetmja datë zgjedhjesh”.

Shkarkoni aplikacionin e A2