Meta takoi krerët e opozitës, reagon sërish kryeministri Rama

“Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’u japim një mesazh kumbues të dielën, duke votuar ose mosvotuar,por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se Shqipëria s’mund të jetë kurrë, një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën”.

Ky ka qenë reagimi në rrjetet sociale i kryeministrit Rama, pas takimit të krerëve të opozitës së bashkuar me presidentin Ilir Meta.

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha pas takimit me kreun e Shtetit se 30 qershori nuk është një ditë zgjedhjesh dhe se po diskutohet për një datë re e cila pritet të bëhet publike së shpejti.

Shkarkoni aplikacionin e A2