Nëndetësja e shkencëtarëve përballet më “përbindëshin“ e thellësive oqeanike

Kallamarët zakonisht nuk na frikësojnë, madje na qeshin sytë kur i shohim në… tavolinë, zakonisht të pjekur në skarë dhe me një fetë limoni.

Tjetër gjë është t’i takosh në thellësitë e Oqeanit Atlantik, në errësirë të plotë, sidomos kur dimensioni i kafshës arrin pothuajse 4 metrat.     

Një takim i rrallë dhe disi i frikshëm ky,  i ndodhur pikërisht disa javë më parë në Gjirin e Meksikës nga disa shkencëtarë amerikanë që ndodheshin në një nëndetëse e pajisur me një instrument që me ndriçimin e tij të fortë imiton dritën e meduzave, një nga ushqimet e preferuara nga kallamarët gjigandë.  

Dhe krijesa e thellësive nuk vonoi të dilte në pah, në një prej pamjeve të rralla që kemi në dispozicion nga këto specie, që na kujtojnë historitë e Jules Verne. Tentakulat e tij u llogaritën në rreth 4 metra të gjata, por dëshmi jo të filmuara tregojnë për ekzemplarë që arrijnë në 20 metra. “Ato që dikur quheshin përbindësh, sot na duken krijesa të mrekullueshme. Shkenca dhe eksplorimet e kanë shndërruar botën në një vend më pak të frikshëm”, deklaroi një prej shkencëtarëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2