Palmer: Presim zgjedhjet e 30 Qershorit, të qeta e të rregullta

Mathew Palmer, zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, deklaroi se SHBA presin që zgjedhjet të mbahen më 30 qershor.

Deklaratën zyrtari i lartë amerikan, e dha në kuadër të një interviste për Zërin e Amerikës, ku foli për situatën në Shqipëri.  

“Presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor, të qeta e të rregullta. Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit”, tha Palmer.

I pyetur për deklaratat e Palmer, zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi, preferoi t’i referohej kongresmenit Eliot Engel, duke thënë se Presidenca “vlerëson deklaratën e përgjegjshme, të vëmendshme e njëkohësisht shqetësuese të Kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan, Eliot Engel, këtij miku të sprovuar të Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve, mbi situatën e vështirë politike në Shqipëri dhe mbi rëndësinë imediate të rivendosjes së dialogut dhe shtetit të së drejtës”.

Shkarkoni aplikacionin e A2