Pamjet e projektit, prezantohet stadiumi i ri në Fier

Prej kohësh, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se pas përfundimit të Arenës Kombëtare në kryeqytet, radhën e kanë ndërtimi i stadiumeve në Kukës dhe në Fier.

Tashmë, projekti i impiantit të Fierit është prezantuar zyrtarisht nga kryebashkiaku Armando Subashi.

Edhe pse mungojnë detajet teknike, duke nisur nga kosto financiare apo kapaciteti që do të ketë struktura e re, pamjet janë vërtetë fantastike.

Stadiumi i Fierit do të jetë një investim i përbashkët i Federatës së Futbollit dhe qeverisë shqiptare. Ai do të ndërtohet në periferi të qytetit dhe sipas projektit të prezantuar, nuk do te prekë impiantin aktual “Loni Papuçiu”.

Shkarkoni aplikacionin e A2