Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pastrim parash në Vlorë, sekuestrohen 1,5 milionë euro pasuri

Nga A2 CNN
27 Qershor 2019, 17:13 | Kronikë
Pastrim parash në Vlorë, sekuestrohen 1,5 milionë euro pasuri

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, vendosën sekuestro mbi disa objekte me vlerë që arrin 1,5 milionë euro.

Bëhet fjalë për 5 apartamente banimi, 1 vilë trekatëshe, 1 anije peshkimi dhe 4 automjete, të gjitha në pronësi të shtetasit Maks Merkaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Ky person është arrestuar vitin e kaluar për grup të strukturuar kriminal dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali. Pritet ekstradimi i tij.

52-vjeçari në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Vlorës më 13.7.2018 me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Maks Merkaj rezulton i dënuar nga drejtësia italiane me 17 vjet burg për veprat penale “organizatë kriminale”, “pengmarrje”, “shfrytëzim prostitucioni” dhe “marrëdhenie seksuale me dhunë”.

Ai u vu në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar” Blic”, finalizuar nga Strukturat Policore të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe vënien e tyre para drejtësisë. 52-vjeçari, banues në lagjen “10 Korriku”, është dënuar nga Gjykata e Venecias në vitin 2011 me 17 vite burg.

Sipas njoftimit të Policisë së Vlorës, Merkajt i kanë mbetur edhe 14 vjet për të shlyer nga ky dënim në vendin fqinj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani