Policia: 250 simpatizantë të PD-së protestuan te KZAZ-ja, 9 të shoqëruar

Në një deklaratë për mediat, policia ka deklaruar se “sonte, rreth orës 20:00, janë grumbulluar rreth 200-250 simpatizantë të PD-së tek KZAZ nr.6, e cila është ngritur pranë një shkolle në Bushat, Vau i Dejës”.

“Gjatë protestës ata kanë sulmuar KZAZ duke përdorur bomba molotov dhe mjete të tjera të forta. Për pasojë janë plagosur 3 punojës policie të Komisariatit Vau Dejës, që ishin në shërbim. Ata po marrin ndihmë mjekesore në Spitalin Rajonal Shkodër. Deri tani janë shoqëruar 9 persona dhe vazhdon puna per kapjen dhe shoqerimin e personave të tjerë, te perfshire ne ngjarje”, lexohet në deklaratën e policisë.

“Grupi hetimor i ngritur për çeshtjen, në bashkëpunim me Prokurorinë po kryen veprime intensive hetimore për vënien përpara ligjit të autorëve dhe drejtuesve të sulmit”, shton më tej deklarata.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN